Ndërlidhjet

MADRID


Bashkimi Evropian uroi votuesit spanjollë që në referendumin e mbajtur të dielën i thanë po kushtetutës së Unionit. Komisionerja për marrëdhënie me jashtë, Benita Ferrero Ualdner tha se ky është sinjali i parë pozitiv. "Jam absolutisht e gëzuar nga rezultatet e referendumit të parë, por, jam pak e zhgënjyer me pjesëmarrjen prej vetëm 42 përqind" tha Ualdner. Ndërkaq, sipas shefit të Bashkimit Evropian për politikë të jashtme, Havier Solana kjo është një mbështetje e madhe për kushtetutën. Spanja është vendi i parë evropian që miraton kushtetutën e BE-së, me referendum. Për të hyrë në fuqi, Kushtetuta duhet të pranohet nga të 25 vendet anëtare.
XS
SM
MD
LG