Ndërlidhjet

BRUKSEL


Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës George Bush u angazhua për forcimin e lidhjeve ndërmjet Ameriëks dhe Evropës. Në fjalimin e tij para liderve evropian në Bruksel, Bush tha se këto raporte janë esenciale për përparimin në botë. Shefi për politikë të jashtme i Bashkimit Evropian Havier Solana, e cilësoi fjalimin e Bushit si shumë pozitiv. Ai tha se shumë nga qëndrimet e paraqitura nga presidenti amerikan janë të njëjta me qëndrimet e Bashkimit Evropian. Ndërkohë, Bush dhe presidenti i Francës Jacques Chirac në një kumtesë të përbashkët, kërkuan që Libani të jetë i lirë nga dominimi i jashtëm.
XS
SM
MD
LG