Ndërlidhjet

BRUKSEL


Presidenti i Shteteve të Bashkuara George Bush dhe kryeministri i Britanisë Tony Blair thanë pas takimit të sotëm në Bruksel se zgjedhjet e muajit të kaluar në Irak dëshmojnë se ky vend është në rrugë të drejtë.
Bushi tha se "irakienët i mundën terroristët" dhe i treguan botës se dëshirojnë të jetojnë në liri.
Ndërkaq Blair, aleat i ngushtë rreth luftës në Irak, tha se dallimet e shkaktuara nga lufta tani janë kapërcyer.
"Pavarësisht dallimeve që bashkësia ndërkombëtare i kishte në dy vitet e shkuara, mendoj se vërtetë kemi baza reale për të ecur përpara të bashkuar", tha kryeministri britanik.
Lidhur me Lindjen e Mesme, Blair tha se ai i sheh "tash të gjitha mundësitë" për marrëveshje paqësore ndërmjet Izraelit dhe palestinezëve.
Më pas, presidenti George Bush udhëtoi në selinë e NATO-s, ku u takua me presidentin e Ukrainës Viktor Yushchenko.
Takimi 15-minutësh u mbajt një ditë pasi presidenti Bush tha se Ukraina është e mirëpritur në "familjen euro-atlantike".
Dje, Bashkimi Evropian dhe Ukraina nënshkruan një plan aksional për forcimin e lidhjeve eonomike dhe politike.
XS
SM
MD
LG