Ndërlidhjet

logo-print

KANBERRA


Australia do të dërgojë edhe 450 trupa shtesë në pjesën jugore të Irakut. Kryeministri John Houard tha se prioritet i tyre do të jetë ofrimi i ndihmës për inxhinierët japonezë dhe trajnimi i forcave irakiane të sigurisë. "Qeveria e Australisë vendosi sot të dërgojë trupa shtesë në Irak, për të ndihmuar procesin e rindërtimit dhe konsolidimit, që është më se i rëndësishëm pas zgjedhjeve të suksesshme" tha Hauard. Rreth 2.000 trupa australiane morën pesë në ndërhyrjen ushtarake në Irak në vitin 2003, kurse tani atje janë rreth 900 ushtarë nga Australia.
XS
SM
MD
LG