Ndërlidhjet

SEUL


Lideri i Koresë Veriore, Kim Jong tha se vendi i tij është i gatshëm t'u kthehet bisedimeve gjashtë palëshe, por vetëm me kushte të caktuara. Ambasadori amerikan në Korenë Jugore, njëherit shef i ekipit negociator amerikan, Christopher Hill mirëpriti këtë vendim dhe tha se Shtetet e Bashkuara dëshirojnë që bisedimet të jenë të suksesshme. "E ardhmja e Koresë Veriore varet nga pjesëmarrja në këto bisedime. Ky do të jetë një udhëtim i gjatë, por vendimtar për kthimin e tyre në bashkësinë ndërkombëtare" tha Hill. Korea Veriore ka braktisur bisedimet dhe ka thënë se posedon armë nukleare.
XS
SM
MD
LG