Ndërlidhjet

BRUKSEL


Mbrëmë presidenti amerikan, George Bush e përfundoi viziën e tij në Bruksel, ku u takua me zyrtarët më të lartë të Bashkimit Evropian dhe të Natos. Gjatë konferencës për shtyp me zyrtarët më të lartë të BE-së në Bruksel, mbrëmë presidenti Bush u shpreh për qëndrimet amerikane ndaj Bashkimit Evropian. Në këtë aspekt ai tha:
- Është në interesin tonë që Evropa të jetë e fortë. Është në interesin tonë që Bashkimi Evropian ti zgjidhë dallimet çfarëdoqofshin ato dhe të bëhet partner i vazhdueshëm dhe i fuqishëm.
Kryetari i Komisionit Evropian, Jose Manuel Barroso u shpreh se mospajtimet e fundit ishin pjesë e së kaluarës:
- Evropa dhe Amerika janë ribashkuar. Vizita theksoi të gjitha ato që Evropën dhe Amerikën i bën unike. Besoj se marrëdhëniet ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Evropës janë partneriteti më i fuqishëm dhe strategjikish më i rëndësishmi në botë.
XS
SM
MD
LG