Ndërlidhjet

logo-print

DUHET AKSION PËR TA MBAJTUR KOSOVËN NË RRUGËN E DREJTË


Christopher Patten, Financial Times

Do të ishte një rast i humbur nëse gjatë vizitës së tij në Evropë, presidenti amerikan, George Bush nuk do të shpenzonte pak kohë me bashkëbiseduesit e vet se në cilat çështjeShtetet e Bashkluara dhe Bashkimi Evropian kanë punuar mirë së bashku, e jo vetëm për çështjet ku ka pasur mospajtime ndërmjet të dy palëve. Në rajonin e Ballkanit është punuar së bashku. Strategjia jonë ishte funksionale, duke i vënë vendet e Ballkanit perëndimor përgjatë rrugës së reformave dhe eventualisht integrimit evropian. Kjo punë nuk ishte e lehtë dhe ende ka shumë probleme. Por, duke përkujtuar Franjo Tugjmanin, Sllobodan Millosheviqin, pastrimin etnik, pra, nga ia kemi nisur, e ku kemi ardhur, të arriturat janë të mrekullueshme.

Brengosja ime është se një pjesë e madhe e progresit do të shkatërrohej nëse ne nuk merremi me të ardhmen e Kosovës. Me koncentrim shumë të madh në Irak, në Lindjen e Mesme dhe në Korenë Veriore, ekziston rreziku real që ne të harrojmë se detyra atje nuk është përfunduar. Siç theksoi edhe Grupi Ndërkombëtar i Krizave në raportin e tij të fundit, ky është viti që Bashkësia ndërkombëtare duhet të merret me çështjen e statusit final të Kosovës. Dhuna vdekjeprurëse e vitit të kaluar, tregon se nuk ka shumë kohë. Ajo që mund ta parandaloj kthimin tragjik të konfliktit dhe që e mban Kosovën larg nga shkatërrimi i progresit që është bërë në pjesën tjetër të rajonit, është një përpjekje e menjëhershme e bashkësisë ndërkombëtare lidhur me çështjen e statusit.

Në këtë aspekt, para se gjithash, duhet të pranohet se masat për ndaljen e thellimit të hendekut nga administrata e Kombeve të Bashkuara, tash në vitin e gjashtë, nuk mund të qëndrojnë mëtutje. Grupi i Kontaktit, ku bëjnë pjesë Shtetet e Bashkuara, Britania, Franca, Gjermania, Italia dhe Rusia, duhet menjëherë ta publikoj një orar për pavarësi nëpërmjet të zhvillimit të "Marrëveshjes për Kosovën". Vlerësimi i suksesshëm i Kombeve të Bashkuara për përkushtimin e qeverisë së Kosovës për demokraci, për qeverisje të mirë dhe për të drejtat e njeriut, tashmë i paraparë për mesin e këtij viti, do të ishte nxitje për propozimin e marrëveshjes së përmendur, që do të duhej të shqyrtohej në një konferencë ndërkombëtare dhe do të përfshinte Kushtetutën, që do të miratohej me referendum në Kosovë.

Kobntributi i shqiptarëve të Kosovës për pavarësi duhet tash të jetë me garanca tejet të forta për mbrojtjen e serbëve dhe të minoriteteve të tjera. Në këtë aspekt, Kosova duhet të jetë e gatshme që tu mundësoj gjyqtarëve ndërkombëtarë që të marrin pjesë në Gjyqin Suprem dhe atë Kushtetues dhe trupa të ndryshëm ndërkombëtar do ta kishin autoritetin që rastet e të drejtave të pakicave ti shtronin në këto gjyqe.

Nga Kosova do të kërkohej që ta ketë një mision ndërkombëtar monitorues për raportimin e çfarëdo dështimi të Kosovës së pavarur për ti plotësuar përkushtinmet e saj. Për ti lehtësuar shqetësimet rajonale për një "Shqipëri të madhe", marrëveshja për Kosovën duhet ta përjashtoj çdo mundësi të bashkimit të Kosovës me Shqipërinë dhe me ndonjë shtet ose territor në fqinjësi.

Ky propozim nuk ka hasur në qëndrim miqësor në Beograd. Megjithatë, mbetet të shpresohet se realistët në Serbi do ti shohin avantazhet potenciale në shqyrtimin përfundimtar të çështjes së Kosovës në kuadër të stabilitetit dhe të zhvillimit ekonomik në rajon dhe në aspektin e gjasëve të saj për integrime në Bashkimin Evropian. Por Serbia nuk ka veto në çështjen e statusit final të Kosovës.

Shpresoj se presidenti amerikan George Bush, do ti inkurajoj partnerët e tij evropianë që ti bashkohen me vendosmëri në veprim.
XS
SM
MD
LG