Ndërlidhjet

logo-print

PRISHTINË


Presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugova, njoftoi sot se ka vendosur të tërhiqet nga posti i kryetarit të Lidhjes Demokratike. Në një kumtesë të LDK-së, thuhet se ai e njoftoi kryesinë e partisë se këtë vendim e mori për shkak të obligimeve të mëdha shtetërore, që kërkon posti i presidentit, në këtë fazë. Grupi i Kontaktit, në takimin e 2 shkurtit në Prishtinë, ka kërkuar nga presidenti Rugova që të mbajë premtimin e dhënë në dhjetor të vitit të kaluar dhe të tërhiqet nga ky post deri në fund të këtij muaji, ashtu siç edhe parashihet me Kornizën Kushtetuese. Në kumunikatën e kryesisë nuk është thënë emri i atij që do ta zëvendësojë.
XS
SM
MD
LG