Ndërlidhjet

TIRANË


Partitë politike maqedonase dhe shqiptare ndajnë mendimin se pavarësia e Kosovës prodhon siguri për Maqedoninë dhe për të gjithë rajonin. Kështu u shpreh sot në Tiranë, Kryetari i partisë së Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, gjatë një takimi me politikanë, analistë dhe gazetarë. "Ky është vit kur do të hapen çështje shumë të rëndësishme, si ajo e statusit final" tha Ahmeti sipas të cilit, Maqedonia do të mbështesë pozitivisht zgjidhjen e problemeve në Kosovë. Përsa i përket çështjes së kufirit Maqedoni- Kosovë, Ahmeti, tha se nuk është bërë si duhet menazhimi i këtij problemi, me qëllim që të mos vështirësohet komunikimi në të dyja anët.
XS
SM
MD
LG