Ndërlidhjet

BEOGRAD


Kryeministri i Serbisë Vojisllav Koshtunica kategorikisht e hodhi poshtë propozimin e liderëve të Malit të Zi për transformimin e Unionit Serbi – Mal i Zi, në Aleancë të shteteve të pavarura. "Ky propozim paraqet një shkelje të rëndë të marrëveshjes së vitit 2003 për krijimin e Unionit Serbi – Mal i Zi" thuhet në letrën që ai i dërgoi presidentit dhe kryeministrit të Malit të Zi. Filip Vujanoviq dhe Millo Gjukanoviq, dje propozuan shpërbërjen e Unionit dhe njohjen reciproke të Serbisë dhe Malit të Zi si shtete të pavarura.
XS
SM
MD
LG