Ndërlidhjet

logo-print

MAINC


Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, George Bush u takua me kancelarin gjerman Gerhard Schroeder. Ai tha se kontributi i Gjermanisë në Irak është i rëndësisë së veçant, kurse dallimet e deritashme duhet t'i takojnë së kaluarës. "Dëshiroj t'u falenderoj për kontributin tuaj në Irak. I kuptoj kufizimet tuaja në këtë çështje, sidoqoftë ndihma që ka ofruar Schroeder nuk ka kufizime dhe është shumë e rëndësishme" tha Bush duke përmendur trajnimin e gjykatësve dhe lehtësirat rreth borxhit irakian. Bush dhe Schroeder diskutuan edhe për Iranin. "Dje më kanë pyetur për programet bërthamore të Iranit dhe unë kam thënë se të gjitha opcionet janë të hapura. Kjo është pjesë e qëndrimit tonë. I përkujtoj njerëzit se diplomacia posa ka filluar. Irani nuk është Irak" tha presidenti amerikan. Ai gjithashtu u shpreh i bindur se në Lindjen e Mesme do të arrihet paqja, pasi siç tha, Izraeli dhe palestinezët e duan këtë. "Ndihma për procesin e paqes atje është synim parësor i administratës sime" tha Bush pas takimit me kancelarin gjerman Gerhard Schroeder.
XS
SM
MD
LG