Ndërlidhjet

MAINC


Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, George Bush u takua sot me kancelarin gjerman Gerhard Schroeder. Ai tha se kontributi i Gjermanisë në Irak është i rëndësisë së veçant. "Ndihma që ka ofruar Schroeder është shumë e rëndësishme" tha Bush. Ai diskutoi me kancelarin Schroeder edhe për bashkëpunimin ndërmjet Amerikës dhe Evropës. Schroeder tha se është e domosdoshme që NATO dhe Bashkimi Evropian të bëhen vende ku do të diskutohen hapur dhe intensivisht të gjitha çështjet ndërkombëtare dhe trans-atlantike. Presidenti amerikan sot vizitoi edhe bazën amerikane ajërore në Viesbaden në Gjermani, ku para ushtarëve foli edhe për luftën kundër terrorizmit. Më vonë, ai udhëtoi për në Bratislavë, ku neser do të takohet me presidentin e Rusisë Vladimir Putin.
XS
SM
MD
LG