Ndërlidhjet

logo-print

PRISHTINË


Partia Demokratike e Kosovës, subjekti më i madh politik në radhët e opozitës, braktisi punimet e seancës së sotme të Kuvendit të Kosovës, për shkak të mospajtimeve në lidhje me draftin e miratuar dje nga qeveria, pa aprovimin paraprak të Kuvendit, për shpalljen e pilot komunave, me të cilat do të testohet zbatimi i decentralizimit. Grupi Parlamentar i PDK-së, kërkoi nga udhëheqësi i seancës së sotme plenare, Fatmir Sejdiu, që kjo çështje të shtrohet urgjentisht për debat në Kuvend, mirëpo kjo kërkesë nuk është përfillur, për shkak se kjo pikë nuk ishte vënë në rendin e ditës. Shefi i Grupit parlamentar të PDK-së, Jakup Krasniqi, e cilësoi ilegal planin e qeverisë për decentralizimin pasi ai nuk ka kaluar përmes Kuvendit. Me vendimin e qeverisë për shpalljen e pesë pilot komunave të reja, nuk është pajtuar as subjekti i dytë opozitar, "Ora" e Veton Surroit, duke e vlerësuar vendimin e qeverisë të paligjshëm.
XS
SM
MD
LG