Ndërlidhjet

BAGDAD


Kryeministri i përkohshëm i Irakut, Iyad Allavi paralajmëroi krijimin e koalicionit të gjerë, që do të synojë postin e kryeministrit të ardhshëm. Partia e Allavit u rendit e treta në zgjedhje, por ai tha se nga koalicioni i propozuar do të krijohet një qeveri që beson në principet irakiane. Kandidati i partive shiite, Ibrahim al Jaafari gjithashtu u shpreh i bindur për fitore. Sipas tij, përgjegjësia do të jetë e madhe, por të gjithë dëshirojnë suksesin e këtij procesi dhe në interes të Irakut do të tejkalohen të gjitha vështirësit.
XS
SM
MD
LG