Ndërlidhjet

BRATISLAVË


Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës George Bush takohet me presidentin e Rusisë Vladimir Putin. Sipas paralajmërimeve, dy liderët diskutojnë një varg çështjesh të rëndësishme, si rreziku nga terrorizmi, programet bërthamore, por edhe kritikat e Bushit për reformat në Rusi. Para samitit, Bush u takua me presidentin dhe kryeministrin e Sllovakisë. Ai tha se sllovakët janë miqë dhe aleatë të Amerikës. "Sllovakia ka marrë përsipër rrezik të madh për lirinë e Afganistanit dhe Irakut. Ne do të ndihmojmë përmirësimin e forcave tuaja ushtarake dhe të punojmë bashkarisht në çështjen e lirisë" i tha Bush turmës së njerëzve që e pritën në sheshin e Bratislavës. Kryeministri i Sllovakisë, Mikulas Dzurinda ndërkaq, tha se vendi i tij është partner i Amerikës. "Jam i lumtur që vendi im dhe Shtetet e Bashkuara janë aleatë dhe miqë të shkëlqyer dhe që po ndihmojmë Amerikën në zgjidhjen e shumë problemeve të vështira në botë" tha Dzurinda.
XS
SM
MD
LG