Kryesuesi i Dumës ruse, Boris Gryzlov tha se në Organizatën për Bashkëpunim dhe Siguri në Evropë, ka dallime të mëdha rreth çështjeve rajonale. "OSBE-ja duhet të mendojë seriozisht për rolin që do të ketë në Evropë" tha Gryzlov, në hapje të sesionit dimëror të asamblesë parlamentare të OSBE-së, në Vjenë. Rusia kritikoi sidomos misionin monitorues të OSBE-së gjatë zgjedhjeve presidenciale në Ukrainë.