Ndërlidhjet

NJU JORK


Kryeadministratori i Kosovës, Soren Jessen Petersen tha se ka gjasa të mira që procesi që çon në bisedimet për statusin final mund të fillojë më vonë gjatë këtij viti. Gjatë fjalimit të tij në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, zoti Petersen tha se përkundër vështirësive për minoritete, autoritetet shqiptare të Kosovës kanë bërë progres të qartë në reforma. Ai tha se është koha për të krijuar një orar kohor për zgjidhjen e statusit final të Kosovës. Fjalimi i tij u kritikua nga zyrtari i Serbisë Nebojsha Çoviq. Anëtarët e Këshillit të Sigurimit kërkuan progres më të madh dhe dhanë pak indikacione se a do të fillojnë negociatat për statusin këtë vit apo jo.
XS
SM
MD
LG