Ndërlidhjet

logo-print

BRATISLAVË


Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, George Bush dhe ai i Rusisë Vladimir Putin, në samitin e sotëm në Bratislavë, u pajtuan për forcimin e bashkëpunimit dypalësh. Bush tha se takimi ishte shumë konstruktiv. "Gjatë katër viteve të fundit kemi pasur raporte shumë të mira. Këtë rrugë do të ndjek edhe gjatë katër viteve të ardhshme" tha presidenti amerikan. Çështja e programeve bërthamore sipas tij ishte njëra nga temat kryesore të takimit. "U pajtuam që të përshpejtojmë punën për forcimin e kontrollit mbi armët dhe materialet bërthamore si në vendet tona ashtu edhe në botë" tha Bush duke shtuar se me homologun nga Rusia janë pajtuar se Irani dhe Korea Veriore nuk duhet të kenë armë nukleare. Në takim është ngritur edhe çështja e demokracisë në Rusi. Presidenti rus tha se vendi i tij mbetet i përkushtuar ndaj principeve bazë të demokracisë. "Rusia ka zgjedhur demokracinë 14 vite më parë, pa asnjë presion ndërkombëtar dhe për interesin vetanak. Nuk ka dhe nuk mund të ketë kthim prapa" tha Putin. Pas samitit, Bush u takua me përfaqësues të organizatave joqeveritare nga Evropa Qendore dhe Juglindore.
XS
SM
MD
LG