Ndërlidhjet

PARIS


Negociatori i Iranit, Hassan Rouani tha se takimi i tij me presidentin e Francës, Jacques Chirac ka dinamizuar bisedimet rreth programeve nukleare iraniane. Presidenti i Francës citohet t'i ketë thënë përfaqësuesit të Teheranit se Irani duhet të ofrojë garanci të qarta se programet bërthamore nuk kanë qëllime ushtarake. Franca, Britania dhe Gjermania po përpiqen të bindin Iranin që të heq dorë nga pasurimi i uraniumit, që mund të përdoret si material bazë për armë nukleare.
XS
SM
MD
LG