Ndërlidhjet

logo-print

KËSHILLI I SIGURIMIT I KOMBEVE TË BASHKUARA DEBATOI PËR KOSOVËN


Robert McMahon, Nju Jork Kryeadministratori i Kosovës, Soren Jessen-Petersen tha se ka gjasë të mira që procesi që çon në bisedimet për statusin final mund të filloj më vonë gjatë këtij viti. Gjatë fjalimit të tij në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, zoti Petersen tha se përkundër vështirësive për minoritete, autoritetet shqiptare të Kosovës kanë bërë progres të qartë në reforma. Ai tha se është koha për ta krijuar një orar kohor për zgjidhjen e statusit final të Kosovës. Fjalimi i zotit Petersen u kritikua nga zyrtari i Serbisë, Nebojsha Çoviq. Anëtarët e Këshillit të Sigurmit kërkuan progres më të madh dhe dhanë pak indikacione se a do të fillojnë negociatat për status këtë vit apo jo.

Kryeadministratori i Kosovës, Soren Jessen Petersen i tha Këshillit të Sigurimit se institucionet e përkoshme të Kosovës po bëjnë progres, megjithqë, sipas tij, mjaft punë mbetet për tu bërë.
Ai shprehu besimin në liderët shqiptarë dhe tha se pret rezultate pozitive në kohën e vlerësimit ndërkombëtar të standardeve gjatë kësaj vere. Zoti Petersen tha se është koha që të përcaktohet një orar i qartë kohor për zgjidhjen e statusti të Kosovës për të evituar "zgjatjen e dhembshme dhe rrezikun në rritje për rajon". Në këtë aspekt zoti Petersen tha:

- Nëse nga vlerësimi konkludohet se është bërë progres i mjaftueshëm, Bashkësia ndërkombëtare do të duhej të fillonte procesin që do të çonte në biseda për status. Vlerësimi im është se ne kemi gjasë të mira për ta mbajtur këtë orar kohor dhe procesi, që do të çonte te bisedat për status, do të mund të fillonte në gjysmën e dytë të këtij viti.

Ai mëtutje tha se nuk do të prejudikoj këto biseda për status, por u shpreh se ai kundërshton çfarëdo ftese për ndarje të Kosovës. Ai tha se kjo gjë është jorealiste dhe, me gjasë, do ti thellonte ndarjet. Në këtë kuadër zoti Petersen tha:

- Të gjitha bisedat për ndarje të Kosovës janë bërë agjendë për ata që me padurim do ti nxisnin ndarjet dhe zjarrin e së kaluarës. Ndarja do të jetë tradhti ndaj vlerave evropiane për integrim dhe bashkekzistencë. Ndarja poashtu do të sakrifikonte 60% të serbëve të Kosovës që nuk jetojnë në veri.

Por zyrtari serb, Nebojsha Çoviq tha se kushtet janë më të këqija se sa që janë paraqitur nga zoti Petersen. Ai i tha Këshillit të Sigurimit se ka mungesë të sigurisë themelore për serbët, që nuk mund të lëvizin pa përcjellje. Ai kritikoi një varg çështjes për të cilat është përgjegjëse administrata e Kombeve të Bashkuara në Kosovë. Në këtë aspekt, Nebojsha Çoviq tha:

-Ekziston një vlerësim i pa arsyeshëm optimist se pas 6 vitesh të rezultateve të dobëta, do të ketë kthesë dhe do të bëhet progres madhor vetëm për disa muaj, për të krijuar kushte për negociata për statusin final të Kosovës.

Zoti Petersen u përgjigj duke thënë se zoti Çoviq
ka bërë disa deklarime "që totalisht nuk përkojnë me realitetin në terren".

Anëtarë kryesorë të Grupit të Kontaktit për Kosovën, që janë edhe anëtarë të Këshillit të Sigurimit - Rusia, Franca, Britania dhe Shtetet e Bashkuara - u shprehën se e ardhmja e Kosovës nuk duhet të vendoset përderisa të mos arrihen standardet themelore për demokraci dhe për të drejtat e minoriteteve. I dërguari i Shteteve të Bashkuara, Stuart Holliday, tha:

- Është me rëndësi që të bëhet më tepër, veçanërisht në sigurimin e të drejtave të refugjatëve dhe të personave të zhvendosur për tu kthyer në shtëpitë e tyre, për të krijuar siguri për të gjitha komunitetet dhe për reformimin e qeverisjes lokale. Fokusi i muajve të fundit duhet të vazhdoj, veçanërisht në nivelin lokal, ku progresi në disa fusha ka qenë i pamjaftueshëm.
XS
SM
MD
LG