Ndërlidhjet

GJENEVË/PRAGË


Grupi punues i Unionit Ndërkombëtar të Telekomunikacionit ka përfundur takimin një javor ku është diskutuar dhe çështja e kodit të pavarur telefonik për Kosovën. Pritej, që sipas proçedurave, grupi punues të bënte rekomandimin përkatës lidhur me kërkesën e UNMIK-ut, derisa drejtori i Zyrës së standardizimeve do merrte vendimin përfundimtar.
Por Toby Johnson, zëdhënës i kësaj organizate duke folur ekskluzivisht për radion "Evropa e Lirë" tha se grupi punues nuk ka bërë asnjë rekomandim për këtë çështje, derisa procesi vazhdon. Sipas Johnson mbetet në dorë të Hutin Zhao, drejtor i Zyrës së Standardizimeve të marrë një vendim.
Zhao, kinez, e mban këtë post prej vitit 1998, derisa mandati i përfundon në vitin 2006.
XS
SM
MD
LG