Ndërlidhjet

BEOGRAD


Qeveria e Serbisë tha se ish gjenerali serb i Bosnjes Radivoje Miletiç do t'i dorëzohet tribunalit për krime të luftës në ish Jugosllavi.
Në deklaratën e sotme, qeveria tha se Miletiç vetë do të dorëzohet të hënën në Tribunalin e Hagës.
Miletiç, i cili jeton në Serbi, dhe gjenerali tjetër serb nga Bosnja Millan Gvero, i cili u dorëzua të enjten, akuzohen për krime kundër njerëzimit të kryera ndaj myslimanëve në Srebrenicë dhe Zhepa, gjatë luftës së viteve 1992-95.
XS
SM
MD
LG