Ndërlidhjet

PRISHTINË


Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj dhe kryetarët e komunave të Kosovës, përmes një ftese publike u kanë bërë thirrje qytetarëve serbë që të kthehen në shtëpitë dhe vendbanimet e tyre, ndërsa shumicës shqiptare iu bë thirrje që të krijojë kushte për lëvizjen e lirë dhe t'i lirojë të gjitha pronat e uzurpuara.
Kosova është në njërën nga fazat më kritike dhe më të rëndësishme të historisë së saj, prandaj qytetarët e Kosovës kanë obligim moral dhe qytetar të kuptojnë rëndësinë e procesit. Shumica shqiptare ka obligim të veçantë ndaj pjesëtarëve të komunitetit serb, thuhet mes tjerash në thirrjen e bërë publike sot në Prishtinë.
XS
SM
MD
LG