Ndërlidhjet

PRISHTINË


Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj njoftoi se autoritetet kosovare i kanë caktuar anëtarët e grupit punues, i cili me përfaqësuesit e Beogradit do të bisedojë për zbardhjen e fatit të të zhdukurve.
"Grupi punues për personat e zhdukur tash është funksional", tha kryeministri kosovar, duke shtuar se anëtarët e grupit tashmë i kanë filluar kontaktet me përfaqësuesit e Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq.
Grupin e përbëjnë përfaqësues nga kabineti i kryeministrit, UNMIK-u, komisioni për të zhdukurit në qeverinë e Kosovës dhe një përfaqësues i shoqatës së familjeve të të zhdukurve.
XS
SM
MD
LG