Ndërlidhjet

PULA


Prokuroria e qarkut të Istrës ka ngritur aktpadi kundër ish ministrit të Brendshëm të Maqedonisë.
Lube Boshkovski akuzohet për planifikimin e vrasjes së 7 migrantëve nga Pakistani dhe India, me të cilën deshti të tregojë se edhe Maqedonia angazhohet përkrah Shteteve të Bashkuara në luftën kundër terrorizmit ndërkombëtar.
Boshkovski vjet u arratis në Kroaci, ku u arrestua para 6 muajve. Ai është shtetas i Kroacisë dhe sipas ligjit të vendit, s'mund të ekstradohet në vende tjera.
Viktimat e vitit 2002 ishin 6 pakistanezë dhe një nga India, të cilët qëllimisht u trafikuan nga Bullgaria në Maqedoni dhe u vranë në një pusi të policisë te vendi i quajtur 'Vreshtat e Rashtakut'.
Më pas, kufomave iu vunë armë dhe municion, që të dukeshin si terroristë, të cilët nëpër Ballkan ishin nisur në vendet e Evropës perëndimore.
XS
SM
MD
LG