Ndërlidhjet

logo-print

OSNABRUEK


Tre ushtarë britanikë u burgosën në bazën ushtarake në Gjermani, pasi janë shpallur fajtorë për keqtrajtimet e civilëve irakianë, gjatë vitit 2003. Komandanti i ushtrisë britanike, gjenerali Mike Jackson u kërkoi falje të gjithë irakianëve. "Bazuar në dëshmitë që nxori në dritë ky gjyq, në emer të ushtrisë, unë u kërkojë falje irakianëve të keqtrajtuar dhe gjithë popullit të Irakut" tha Jackson. Gjyqi ushtarak britanik shqiptoi 2 vjetë burg për ushtarin që kishte bërë sjellje të pahijshme, 18 muaj për udhëhqësin e grupit dhe 5 muaj për ushtarin e tretë.
XS
SM
MD
LG