Ndërlidhjet

LUKSEMBURG


Ministri i jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov diskuton sot me zyrtarët e Bashkimit Evropian, detajet e marrëveshjes për bashkëpunim. Komisionerja e Bashkimit Evropian për raporte me jashtë, Benita Ferrero Ualdner tha se shpreson në arritjen e përparimeve në çështjet ekonomike, të sigurisë dhe të drejtësisë. Në nëntorin e vitit të kaluar, nënshkrimi i marrëveshjes u shty për shkak të mosmarrëveshjeve rreth çështjeve që prekin raportet e Rusisë me Ukrainën, Moldavinë, Bellarusinë dhe Kaukazin.
XS
SM
MD
LG