Ndërlidhjet

HAGË


Komandanti i ushtrisë së myslimanëve të Bosnjës gjatë kohës së luftës atje, Rasim Deliq udhëtoi sot për t'u dorëzuar në Tribunalin e Hagës. Para nisjes për në Hagë, ai u shpreh i bindur se është i pafajshëm. "Bashkluftëtarë të dashur falemnderit që keni ardhur dhe mos u brengosni: drejtësia do të fitojë" tha Deliq në aeroportin e Sarajevës. Tribunali e fajëson atë për sjelljet e egra të luftëtarëve të huaj islamikë ndaj krotave dhe serbëve të Bosnjës. Edhe gjenerali serb i Bosnjes, Radivoje Miletiq, udhëtoi sot për në Hagë. Ai akuzohet për krime ndaj myslimanëve të Bosnjes.
XS
SM
MD
LG