Ndërlidhjet

logo-print

UASHINGTON


Raporti vjetor për të drejtat e njeriut në botë hartuar nga Departamenti amerikan i Shtetit në analizën rreth gjendjes së të drejtave të njeriut në Kosovë vlerëson pozitivisht zgjedhjet e mbajtura tetorin e kaluar. Duke folur për sulmet e motivuara politikisht raporti veçon si të tillë vrasjen e Avni Elezajt, i ati i një ish ushtari të UÇK-së dhe njëherësh ish truproja e kreut të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës. Raporti vë në pah se nuk ka pasur sukses në hetimet për vrasjet e Tahir Zemjat, Ilir Selimajt, Agim Makollit dhe policit të UNMIK-ut Satish Menon. Ndërkaq që e përmend si sulm të motivuar politikisht sulmin kundër Ethem Çekut në Pejë. Lidhur me problemet ndëretnike raporti bën një përmbledhje të dhunës së marsit, derisa thekson se serbët e Kosovës kanë probleme si në Kosovë dhe në Serbi. Ndërkaq një vëmendje e veçantë i kushtohet problemeve sociale. Dhuna ndaj grave vazhdon dhe mbetet problem shqetësues. Lidhur me trafikun e qënieve njerëzore vetëm 5% e viktimave janë nga Kosova, por mosha e tyre është tepër e re, nga 13-15 vjeç. Nga ana tjetër 55% e femrave të trafikuara në Kosovë hyjnë nga Serbia, 24% nga Maqedonia dhe 5% nga Shqipëria. Raporti tërheq vëmendjen se nuk ekzistojnë ligjet e nevojshme për personat me aftësi të kufizuara.
XS
SM
MD
LG