Ndërlidhjet

LONDËR


Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Kofi Annan tha se të gjitha palët duhet të angazhohen për arritjen e paqes afatgjate në Lindjen e Mesme. Në hapje të konferencës për reformat palestineze, që po mbahet në Londër, Annan tha se Autoriteti Palestinez meriton mbështetjen ndërkombëtare. "Është momenti i përshtatshëm për konsolidimin e mbështetjes ndërkombëtare për një shtet të pavarur, demokratik dhe të suksesshëm palestinez" tha Annan. Kryeministri i Britanisë, Toni Bler vlerësoi se nuk ka sfidë më të madhe politike se sa ndihma për paqen ndërmjet Izraelit dhe palestinezëve. "Shpresoj që sot të shpalosim hapur planet e Autoritetit Palestinez rreth qeverisjes, sigurisë dhe ekonomisë, në mënyrë që të dijmë se çfarë ndihme mund të japim" tha Bler. Presidenti i Autoritetit Palestinez, Mahmoud Abbaz u angazhua për unifikimin e forcave palestineze të sigurisë, si masë që do të ndihmonte përmirësimin e sigurisë. Në konferencë po marrin pjesë përfaqësuesë të lartë të vendeve më me ndikim, por jo edhe Izraeli.
XS
SM
MD
LG