Ndërlidhjet

logo-print

BAGDAD


Irakianët po varrosin sot disa nga viktimat e shpërthimit të djeshëm në Hilla. Zyrtarët nga spitalet lokale thanë se disa nga të lënduarit rëndë kanë vdekur dhe numri i viktimave ka arritur në 120. Nga zhvillimet tjera në Irak veçohet edhe apeli për ndihmë i gazetares franceze Florence Aubenas, e rrëmbyer shtatë javë më parë nga kryengritësit në Irak.
"Ju lutem më ndihmoni. Jam shumë keq me shëndet. Është urgjente, më ndihmoni" thotë ajo në një video shirit që iu shpërnda mediave në Bagdad. Ministri i jashtëm i Francës, Michel Barnier tha se ky material do të studiohet dhe verifikohet.
XS
SM
MD
LG