Ndërlidhjet

PRISHTINË


Shefi i Shtabit të Përgjithshëm i ushtrisë së Britanisë së Madhe, Michael Jackson tha sot se statusi aktual i Kosovës nën rezolutën 1244 nuk mund të vazhdojë pafundësisht. "Ka ardhur koha që të bisedohet për statusin" tha Jackson, gjatë vizitës së sotme në Prishtinë, ku u takua me shefin e UNMIK-ut, Soren Jessen Petersen, kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj, komandantin e Trupave të Mbrojtjes së Kosovës, Agim Çeku si dhe vizitoi trupat britanike në kuadër të KFOR-it. Jackson ka qenë komandanti i parë i misionit të NATO-s në Kosovë.
XS
SM
MD
LG