Ndërlidhjet

LONDËR


Katërshja për Lindjen e Mesme: Kombet e Bashkuara, Bashkimi Evropian, Shtetet e Bashkuara dhe Rusia, inkurajuan liderët palestinezë që të marrin masa të menjëhershme për zënien e përgjegjësve të shpërthimit të javës së kaluar, në Tel Aviv. Në konkluzionet e konferencës së sotme në Londër, për reformat palestineze, thuhet se palestinezët duhet të ndërmarrin aksione përmbajtësore për ndalimin e terrorizmit. Kryeministri i Britanisë së Madhe Toni Bler tha se konferenca ishte hap i rëndësishëm drejtë paqes. "Marëveshja e sotme nuk ka të bëjë vetëm me Autoritetin Palestinez, por edhe me bashkësinë ndërkombëtare rreth hapave praktik që do të jenë bazë për krijimin e shtetit në të ardhmen" tha Bler. Sekretarja amerikane e Shtetit, Condoleezza Rice premtoi ndihmën e gjithanshme të Shteteve të Bashkuara. Ndërkaq, Presidenti i Autoritetit Palestinez, Mahmoud Abbaz shprehu përkushtimin për bashkëpunim me Izraelin. "Palestinezët i kanë dërguar porosi botës, sidomos Izraelit, se janë 100 përqind të gatshëm të bashkëpunojmë për çështjen e sigurisë" tha Abbaz. Në këtë konferencë donatorët premtuan 910 milionë për Autoritetin Palestinez.
XS
SM
MD
LG