Ndërlidhjet

PRISHTINË


Në takimin e sotëm të kryeministrit të Maqedonisë, Vllado Buçkovski, me shefin e administratës së Kombeve të Bashkuara, Soren Jessen Petersen, temë kryesore e bisedimeve ishte cështja e përcaktimit të vijës kufitare në mes të Kosovës dhe Maqedonisë. Që të dy pas takimit thanë se janë pajtuar se kjo cështje duhet të zgjidhet para se të zgjidhjes së statusit përfundimtar të Kosovës. Por, ajo rreth së cilës duket se dy bashkëbiseduesit nuk janë pajtuar është dilema nëse Beogradi duhet të përfshihet në bisedimet rreth kësaj cështjeje. Zoti Jessen Petersen tha se Beogradi vetëm do të njoftohet për marrëveshjen e arritur, derisa zoti Buçkovski tha se ai pret që edhe zyrtarët e Beogradit të marrin pjesë në bisedimet mbi sqarimin e çështjes së kufirit.
Kryeministri i Maqedonisë do të takohet edhe me homologun e tij nga Kosova, Ramush Haradinaj dhe do të marrë pjesë në hapjen e Zyrës Ekonomike të Maqedonisë në Prishtinë.
XS
SM
MD
LG