Ndërlidhjet

VJENË


Shtetet e Bashkuara të Amerikës thanë se Agjencia Ndërkombëtare për Energji Bërthamore ka obligim statutor që të kërkojë nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së shqyrtimin e sanksioneve eventuale ekonomike ndaj Iranit. Kjo deklaratë iu shpërnda Bordit të Agjencisë në Vjenë nga ambasadorja amerikane, Jackie Sanders. Ndërkohë, shefi i Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore, Mohamad el Baradei tha se Irani duhet të jetë shumë transparent. "Sa më shumë besim që të krijojë Teherani për të kaluarën e programeve bërthamore, aq më lehtë do ta kenë vendet evropiane dhe Irani që të fokusohen në normalizimin e raporteve ekonomike, tregtare dhe të sigurisë" tha El Baradei, pas takimit me përfaqësuesin iranian në Agjenci, Cyrus Nasseri. Po sot, ekipi negociator evropian: Franca Britania dhe Gjermania përmes një deklarate shprehën shqetësimin e thellë për shkeljet e marrëveshjes së përkohshme për braktisjen e pasurimit të uraniumit nga Teherani.
XS
SM
MD
LG