Ndërlidhjet

VJENË


Afganistani rrezikon të kthehet në vend që do të jetë peng i drogës, thuhet në raportin e fundit të Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për kontrollin e drogave. "Prodhimi i opiumit në Afganistan gjatë vitit 2004 ka arritur në 4.200 ton, pra shumë më tepër se vitin paraprak. Edhe hapsirat e përdorura për kultivimin e tij janë zgjeruar" tha drejtori ekzekutiv i bordit të agjencisë së OKB-së për kontrollin e drogave, Pavel Pachta.
Lidhur me pjesët e tjera të botës, raporti nënvizon ulje të përdorimit të heroinës në vendet e Evropës perëndimore, por rritje të përdoruesve në Evropën Lindore dhe në Rusi.
XS
SM
MD
LG