Ndërlidhjet

PRISHTINË


Qeveria e Maqedonisë e ka hapur sot zyrën e saj ndërlidhëse në Prishtinë. Me këtë rast në Kosovë kanë qëndruar kryeministri Vllado Buçkovski, shefja e diplomacisë Ilinka Mitreva dhe ministri i shëndetësisë Vlladimir Dimov. Mirëpo, në qender të vëmendjes së kryeministrit maqedonas Buçkovski ka qenë çështja e kufirit me Kosovën. Ndërsa ai është angazhuar që kjo çështje të zgjidhet në bisedimet e Shkupit me UNMIK-un, sipas marrëveshjes së 21 shkurtit ndërmjet Beogradit e Shkupit, kryeadministratori Soren Jessen Petersen dhe kryeministri Ramush Haradinaj janë angazhuar që demarkacioni i kufirit të zgjidhet në bisedimet Prishtinë-Shkup.
XS
SM
MD
LG