Ndërlidhjet

VJENË


Liderët evropianë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Agjencia Ndërkombëtare për Energji Bërthamore, kritikuan Iranin për mosbashkëpunim rreth programeve të diskutueshme bërthamore. Shefi i Agjencisë, Mohamad el Baradei tha se Irani duhet të jetë më transparent. "Sa më shumë besim që të krijojë Teherani për të kaluarën e programeve bërthamore, aq më lehtë do ta kenë vendet evropiane dhe Irani që të fokusohen në normalizimin e raporteve ekonomike, tregtare dhe të sigurisë" tha El Baradei. Ndërkaq, Shtetet e Bashkuara thanë se Agjencia Ndërkombëtare për Energji Bërthamore ka obligim statutor që të kërkojë nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së shqyrtimin e sanksioneve eventuale ekonomike ndaj Iranit.
XS
SM
MD
LG