Ndërlidhjet

BEOGRAD/PRISHTINË


Kryeministri i Greqisë, Costas Karamanlis ka thënë mbrëmë se "pjesëmarrja e plotë e Beogradit në bisedimet për statusin e ardhshëm të Kosovës është kusht i domosdoshëm për sigurinë e rajonit". Pas bisedave që i pati me Kryetarin e Serbisë, Boris Tadiq, zoti Karamanlis tha se "nuk dëshirojmë që Serbia, Mali i Zi dhe Kosova të mbeten vrimë e zezë në Evropë". Ai u shpreh se "është e rëndësishme që ky rajon të integrohen në Bashkimin Evropian". Agjencitë e lajmeve informojnë se kryeministri i Greqisë, Kostas Karamanlis gjatë ditës së sotme do ta vizitoj Kosovën.
XS
SM
MD
LG