Ndërlidhjet

BAGDAD


Policia e Irakut ka kumtuar se së paku dy pjesëtarë të saj janë vrarë sot nga një shpërthim jashtë Ministrisë së brendshme të Irakut në Bagdad. Është raportuar se pesë policë të tjerë irakianë janë plagosur nga ky shpërthim. Nga Bagdadi poashtu bëhet e ditur se ushtria e Shteteve të Bashkuara ka kumtuar se një ushtar amerikan është vrarë dje në vendin Babil, në jug të Bagdadit. Agjencia AP raporton se me këtë numri i ushtarëve amerikanë të vrarë dhe i atyre që humbën jetën në aksidente, prej fillimit të luftës në Irak, arriti në 1500.
XS
SM
MD
LG