Ndërlidhjet

logo-print

BEOGRAD


"Përkundër përpjekjeve që janë bërë, shihet qartë se zbatimi i deritashëm i standardeve në Kosovë nuk është i kënaqshëm", deklaroi kryeministri i Greqisë Kostas Karamanlis pas takimit në Beograd me presidentin e Serbisë e Malit të Zi Svetozar Maroviç.
Para nisjes për në Prishtinë, Karamanlis ka thënë se porosinë e këtillë, sot pasdite do t'ua përcjellë edhe autoriteteve ndërkombëtare dhe vendore në Kosovë.
"Statusi i ardhshëm i Kosovës duhet të jetë rezultat i dialogut, që do të zhvillohet përmes rrugës paqësore, në pajtim me Kartën e KB, Aktin Final të Helsinkti dhe Kartën e Parisit të vitit 1990 për Evropën e re", ka deklaruar kryeministri i Greqisë Karamanlis, duke shtuar se edhe Beogradi duhet të jetë aktiv gjatë përcaktimit të statusit përfundimtar të Kosovës.
XS
SM
MD
LG