Ndërlidhjet

VJENË


"Gjendja në Kosovë është tejet e rëndë dhe s'mund të bëhet fjalë për vendosjen e standardeve për një jetë normale për pakicat, kurse serbët në Kosovë jetojnë nëpër geto dhe në gjendje të padurueshme", deklaroi presidenti i Serbisë Boris Tadiç pas takimit me sekretarin e përgjithshëm të OSBE-së Jan Kubish.
Ky i fundit ndërkaq tha se Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë tashmë punon në mbrojtjen e të drejtave të pakicave dhe zbatimin e standardeve, dhe se në muajt e ardhshëm do të shtohen aktivitetet e OSBE-së në Kosovë.
Jan Kubish gjithashtu e nënvizoi domosdoshmërinë e bashkëpunimit të Beogradit me Tribunalin e Hagës.
XS
SM
MD
LG