Ndërlidhjet

KAIRO


Ministrat e Jashtëm të Ligës Arabe u tubuan në Kairo, ku pritet t'i diskutojnë thirrjet e shpeshtuara në adresë të Sirisë që t'i tërheqë trupat nga Libani.
Sekretari i përgjithshëm i Ligës Arabe Amr Mussa tha se kriza siriano-libaneze nuk është në agjendën zyrtare të sesionit të sotëm, por do të diskutohet sepse "çdonjëri flet për të".
Takimi mbahet një ditë pasi opozita e Libanit i kërkoi Sirisë t'i tërheqë trupat dhe agjentët e kundërzbulimit.
Thirrjet ndërkombëtare që Siria t'i tërheqë 15.000 trupat nga Libani u shpeshtuan pas vrasjes së ish kryeministrit libanez Rafik Hariri.
XS
SM
MD
LG