Ndërlidhjet

JAKARTA


Zyrtarë të Shteteve të Bashkuara dhe të Australisë u shprehën të dëshpëruar nga kohëzgjatja e dënimit të klerikut mysliman Abu Bakar Bushir.
Gjykata e Indonezisë sot e dënoi atë me 30 muaj burg për ndërlidhje me shpërthimi në Bali që la 202 të vdekur.
Mark Kwak, zëdhënës i ambasadës amerikane në Jakarta tha se Shtetet e Bashkuara janë të "dëshpëruara" nga kohëzgjatja e dënimit, por e mirëpriti vendimin për "udhëheqësin e njohur terrorist".
Ngjashëm reagoi edhe ministri i Jashtëm i Australisë.
"Ai u dënua me 2 vjet e gjysmë burg, por 10 muaj ishte në burg, kështu që nuk mori ndonjë dënim të gjatë", tha Alexander Downer.
Paneli 6-anëtarësh e dënoi klerikun 66 vjeçar për disa akuza serioze, përfshirë dhënien e urdhërit për sulmin në Bali, ku 88 viktima ishin nga Australia, si dhe planifikimin e sulmit në hotelin Mariott në Jakarta ku e humbën jetën 12 njerëz.
XS
SM
MD
LG