Ndërlidhjet

UASHINGTON


Presidenti George Bush tha se terroristët ende paraqesin "kërcënim të madh" për Shtetet e Bashkuara, për të shtuar se bllokimi i kërcënimeve kundër Amerikës të kreut të Al Kaidës Osama bin Laden, janë "sfida më e madhe e kohës".
"Së fundi mësuam se Osama bin Laden i ka bërë thirrje terroristit Abu Musab al-Zarqawi të formojë një grup për të kryer sulme jashtë Irakut, përfshirë këtu në Shtetet e Bashkuara. Ne jemi në ndjekje të vazhdueshme të bin Ladenit. I bëjmë presion dhe e detyrojmë të fshehet. Ndërsa sot, edhe Zarqawi e kupton se vazhdimisht e ndjekin trupat e koalicionit dhe të Irakut", tha presidenti Bush.
Këto komente, presidenti amerikan i bëri me rastin e betimit të Michael Cartoff në postin e sekretarit të ri të Departamentit për Sigurinë e Atdheut, i cili u krijua pas sulmeve teroriste në Shtetet e Bashkuara.
XS
SM
MD
LG