Ndërlidhjet

logo-print

DAMASK


Presidenti sirian, Bashar al Asad, do t'i drejtohet parlamentit në fundjavë lidhur me zhvillimet e fundit politike në vend. Siria gjendet nën presionin ndërkombëtar për të tërhequr 14 mijë trupat e saj nga Libani. Trupat siriane janë vendosur në Libanin fqinj afro 15 vjet më parë për të ndihmuar në rivendosjen e paqes pas luftës civile në këtë vend. Shtetet e Bashkuara, Britania, Franca, Arabia Saudite dhe së fundi Rusia kanë kërkuar nga Damasku tërheqjen e trupave.
"Ne jemi në kontakt me njerëzit në rajon, të cilët janë gjithashtu të shqetësuar me situatën në Liban dhe Siri dhe shumica prej tyre presin zbatimin e rezolutës 1559. Kjo rezolutë e Kombeve të Bashkuara e bën të qartë se Libani duhet të qëndrojë në këmbët e veta pa ndërhyrjen nga jashtë", tha Richard Baucher, zëdhënës i Departamentit të Shtetit.
Kjo kërkesë është bërë urgjente pas vrasjes më 14 shkurt të ish kryeministrit Rafik Hariri, vrasje në të cilën dyshohet se janë të përfshirë shërbimet siriane.
XS
SM
MD
LG