Ndërlidhjet

ATHINË


Kryeministri shqiptar, Fatos Nano, është takuar me homologun e tij grek në Athinë Kostas Karamanlis, pas përfundimit të një turneu ballkanik të këtij të fundit, turne që u përqëndrua në të ardhmen e Kosovës.
Pas takimit Nano-Karamanlis nuk pati asnjë deklaratë.
Greqia ka kundërshtuar pavarësinë e Kosovës derisa Athina është përpjekur për një përfshirje më të madhe të Beogradit në zgjidhjen e çështjes së Kosovës. Nga ana tjetër lidhur me përpjekjet e Greqisë në Ballkan, shefi i komisionit parlamentar grek për mbrojtje dhe politikë të jashtme, Vasilis Manginas, ka deklaruar se në Shtetet e Bashkuara ka një qëndrim negativ ndaj Serbisë.
XS
SM
MD
LG