Ndërlidhjet

logo-print

BEOGRAD


Kryeministri i Serbisë, Vojisllav Koshtunica, ka deklaruar se politika e ndjekur nga qeveria e tij, duke nxitur të akuzuarit nga Gjykata e Hagës për ish-Jugosllavinë që të dorëzohen do jetë e mjaftueshme që të marrë vlerësim pozitiv nga Bashkimi Evropian. Më 27 mars Brukseli zyrtar do publikojë raportin për marrdhëniet mes Serbisë dhe Malit të Zi. Një raport pozitiv do të mundësojë hapjen e bisedimeve për Marrëveshjen e Asocim Stabilizimit mes Serbisë e Malit të Zi dhe Bashkimit Evropian, që është një hap përpara drejt anëtarësimit.
Megjithatë komisioneri për zgjerim, Oli Rehn, është shprehur i pakënaqur me Beogradin, derisa fjala e fundit i mbetet kryeprokurores, Carla Del Ponte.
XS
SM
MD
LG