Ndërlidhjet

MOSKË


Së shpejti Siria do bëjë publik një plan lidhur me tërheqjen e trupave nga Libani, ka bërë të ditur zëvendësministri i jashtëm sirian, Valid al-Muallim.
Këto deklarata u bënë pas bisedimeve me ministrin e jashtëm rus Sergei Lavrov. Lavrov nga ana e tij ka përshëndetur planet e Damaskut për tërheqje nga Libani. Nesër pritet që presidenti i Sirisë, Bashar al-Asad, t'i drejtohet parlamentit për këto çështje.
Presidenti Bush megjithatë ka përsëritur se bashkësia ndërkombëtare pranon vetëm tërheqje të plotë të trupave siriane.
"Nuk mund të ketë masa gjysmake. Kur Shtetet e Bashkuara dhe Franca, si dhe vendet e tjera kërkojnë tërheqje të trupave kjo do të thotë largim i gjithë trupave", tha Bush.
Thirrjet e bashkësisë ndërkombëtare dhe presioni ndaj Sirisë janë shtuar që pas vrasjes së ish kryeminsitrit libanez Rafik Hariri, për çfarë opozita libaneze ka akuzuar qeverinë pro-siriane dhe trupat siriane në vend. Në Liban janë rreth 14 mijë trupa siriane, që u vendosën afro 15 vjet më parë, pas përfundimit të luftës civile, me qëllim të sigurimit të paqes në vend.
Përveç Shteteve të Bashkuara dhe Francës edhe vendet arabe, përfshi Arabinë Saudite kanë mbështetur një hap të tillë.
XS
SM
MD
LG