Ndërlidhjet

ROMË


Gazetarja italiane Guliana Sgrena, e liruar dje nga rrëmbyesit në Irak u kthye sot në Itali, pas mjekimit të shkurtër në Bagdad. Vetura e saj pas lirimit u qëllua nga ushtarët amerikanë në Bagdad, sipas të cilëve vetura nuk u ndalua në shenjat paralajmëruese në një pikë kontrolli. Një agjent i forcave italiane të sigurisë u vra. Kryeministri i Italisë Silvio Berluskoni tha se ka ftuar në një takim urgjent ambasadorin amerikan në Romë. "Është mëkat që gëzimi për lirimin e gazetares së rrëmbyer u shndrrua në dhimbje të thellë për vdekjen e një njeriu shumë të guximshëm" tha Berluskoni. Ndërkohë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës shprehën keqardhjen e tyre dhe u zotuan se do të zhvillojnë hetime të hollësishme për rastin.
XS
SM
MD
LG